Korreshi sulmon Pampurin: Zëdhënësja e ekipit “Dvorani”, takimet skutave …

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zgjedhja e Avokatit të Popullit duket se do të jetë “lufta” e radhës e deputetëve demokrat me grupin e Lulzim Bashës në Kuvend.

Ditën e sotme, Gazment Bardhi i është drejtuar me një shkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, në emër të Grupit Parlamentar të PD-së, ku i ka kërkuar një proces dialogu transparent dhe demokratik midis mazhorancës dhe opozitës për përzgjedhjen e një kandidature dinjitoze për Avokat të Popullit.

Por, pas letrës së tij, Orjola Pampuri pretendon se e përfaqëson ajo PD-në në Kuvend dhe në një postim në rrjetet sociale foli si “zëdhënëse e grupit parlamentar të PD-së”, ku sipas saj, PD nuk ka shprehur asnjë qëndrim dhe nuk ka autorizuar askënd për të negociuar për çështjen e Avokatit të Popullit.

Postimit të Pamurit i është kundërpërgjigjur Saimir Korreshi, i cili e etiketon Pampuri si zëdhënësen e ekipit Dvorani. Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se “përzgjedhja e Avokatit të Popullit është një proces parlamentar dhe një çështje që nuk pret derisa të dakordësohet, skutave, takimi i radhës i shokut Luli, apo punimet në “Santorini Residence””, duke aluduar për një “pazar” mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit.

“Zëdhënësja e ekipit “Dvorani” duhet informuar që përzgjedhja e Avokatit të Popullit është një proces parlamentar dhe një çështje që nuk pret derisa të dakordësohet, skutave, takimi i radhës i shokut Luli, apo punimet në “Santorini Residence”. Të dy grupeve parlamentare PS dhe PD u është kërkuar një proces i shpejtë dhe transparent, për të çuar përpara procesin përzgjedhës, pa vonesa të tjera të paarsyeshme. Shoku Luli duhet ta informojë zëdhënësen se takimet skutave nuk prodhojnë asnjë efekt për Grupin Parlamentar të PD. Seanca e datës 21-22 Dhjetor 2022 e provoi këtë!” – shkruan Korreshi.

Zjarr Tv Ad