Këtë të shtunë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në njësinë nr. 4 të Tiranës, nga ku ka vijuar turin e takimeve me qytetarë dhe sipërmarrës.
Gjatë ditës së sotme Basha ka biseduar për tema të ndryshme me banorët e kryeqytetit, por ajo që ka spikatur edhe nga postimi në rrjete sociale të kreut të PD, është pandëshkueshmëria në nivelet e larta dhe pastrimi i politikës përmes vetting-ut.
“Paratë që duhet të shkonin te qytetarët, sot përfundojnë në xhepat e një grushti oligarkësh të lidhur me qeveritarë të korruptuar. Për këtë ne kemi kërkuar që deputetët dhe qeveritarët të mos kenë asnjë imunitet për t’u hetuar nga SPAK.” – shkroi Basha.
Pak orë më vonë, kreu i PD ka publikuar në story një tjetër moment nga dita e tij, në të cilin ndodhet në një dyqan peshku, të shoqëruar me fjalinë: Peshku pastrohet nga koka…