Kosova ende pa një platformë nga Parlamenti për çështjen e dialogut

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kosova nuk ka ende një platformë të votuar nga Parlamenti për çështjen e dialogut, teksa opozita edhe njëherë nuk ka pranuar të zhvillojë një debat të rregullt parlamentar në seancën e jashtëzakonshme. Kryeministri Haradinaj ka kërkuar angazhimin e të gjitha palëve, por Vetëvendosja dhe LDK-ja mbeten skeptike duke mos dhënë konsensusin e tyre. Ekipi negociator i Kosovës nuk ka arritur ende që të sigurojë mbështetjen e opozitës për të krijuar një platformë të qartë në dialogun me Serbinë. Seanca e Jashtëzakonshme ka konfirmuar edhe njëherë ndasitë e thella që ekzistojnë mes palëve. Përballë kësaj situate, Kryeministri Haradinaj, apeloi opozitën që të japë mendimin e saj dhe të angazhohet në një dialog të brendshëm për të dhënë qëndrime. Ndërsa, LDK-ja la seancën, Lëvizja Vetëvendosje përmes kreut të grupit, Glauk Konjufca, tha se nuk mund të mandatohet ekipi negociator, në kohë kur diçka e tillë nuk rregullohet me ligj. Nga ana tjetër, kriza e brendshme në Kosovë nuk është e vetmja pengesë për dialogun. Procesi negociator vijon të mbetet i pezulluar për shkak të taksës 100% të vendosur ndaj produkteve të importuara nga Serbia.

 

Zjarr Tv Ad