Kosova kalon në ‘sitë’ pasuritë e zyrtarëve

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kosova do të kalojë në filtër të gjithë pasuritë e zyrtarëve shtetërorë. Agjencia Kundër Korrupsionit ka njoftuar të gjithë zyrtarët, të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë, se detyrimin e tyre ligjor duhet ta kryejnë deri të hënën më 1 prill. Sipas AKK-së, llogaritja e këtij afati është bërë në përputhje me ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, i cili përcakton se: “Të shtunat, të dielat dhe ditët e festave zyrtare nuk do të pengojnë fillimin dhe ecjen e afateve. Kur dita e fundit e një afati bie të shtunën, të dielën apo një ditë feste zyrtare, afati mbaron në ditën e punës që vjen menjëherë pas saj”. Agjencia është në dispozicion të të gjithë zyrtarëve në mënyrë që procesi i deklarimit të rregullt të pasurisë të kryhet me sukses.

 

 

Zjarr Tv Ad