Kosova me pesë xhudistë në Lojërat Evropiane

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kosova do të përfaqësohet me pesë xhudistë në Lojërat Evropiane që organizohet gjatë qershorit në Minsk të Bjellorusisë. Për dallim nga sportet tjera, të cilat do të marrin pjesë kryesisht me garues me ftesa, ky sport luftarak do të përfaqësohet në “Minsk 2019” me 5 norma.

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Driton Kuka, ka njoftuar se në Lojërat Olimpike ‘Minsk 2019’, xhudoja kosovare do të marrë pjesë me pesë garues. Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka, janë xhudistët që do ta përfaqësojnë Kosovën.

 

“Pesë Norma për Minsk. Lojërat Evropiane mbahen në qershor në Minsk të Bjellorusisë, gara në Antalia ishte e fundit në ciklin kualifikues! Kosova fiks 5 Norma në xhudo. Majlinda 52 kg, Nora 57 kg, Disi 48 kg, Akili 73 kg, Loriana 78 kg, #minsk2019, #tokyo2020”, ka shkruar Kuka.

Xhudistët kosovarë janë treguar mjaft të suksesshëm në arenën ndërkombëtare edhe këtë vit, ndërsa suksesi i fundit ishte ai i Distria Krasniqit, e cila e fitoi medaljen e artë në Grand Prix të Antalias, fundjavën që shkoi. Ky sport është në rrugë të mirë t’i sigurojë 5 norma edhe për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike verore “Tokyo 2020”. Për momentin, të gjithë garuesit e këtij sporti janë në normë.

 

Zjarr Tv Ad