Kosova pezullon lojrat e fatit

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ku kërkohet pezullimi i aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit si dhe plotësim/ndryshimi i ligjit përkatës.

Kjo rezolutë që mori mbështetjen e 74 deputetëve, përveç pezullimit të aktivitetit të lojërave të fatit, kërkon nga Qeveria që të sjellë një ligj për t’i ndaluar ato.

“Qeveria brenda 30 ditësh të sjellë në Kuvend ligjin e ri që i ndalon të gjitha llojet e lojërave të fatit për një periudhë 10-vjeçare”, tha shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, teksa lexoi tekstin e rezolutës.

Në javën e fundit, në Kosovë, dy persona u vranë brenda dy kazinove.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, më herët gjatë ditës, përmes një postimi në Facebook i ofroi mbështetje rezolutës së deputetëve të Kosovës, duke thënë se ai ka kërkuar “inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit, të cilat do të rezultonin me mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit”.

 

Zjarr Tv Ad