Kosovë, largohen 15.4 përqind e popullsisë

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kosova ka shënuar një tkurrje të ndjeshme të popullsisë në harkun kohor të 11 viteve të fundit. Sipas të dhënave nga një anketë e Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, shteti i Kosovës renditet në vendin e parë sa i përket rënies së popullsisë nga 2007-a në 2018-ën.

Rreth 15.4 për qind është tkurrja e popullsisë sipas The Guardian, ndërsa në listë renditet edhe Shqipëria, por disa vende më poshtë, me 3.7 për qind.

Ndërkohë, në një tjetër raport të Ministrisë së Brendshme gjatë viteve 2013-2017 janë regjistruar rreth  338 mijë kërkesa të kosovarëve për viza.

Nga të dhënat e Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë del në pah se vendet e Evropës Juglindore dhe Lindore janë më të shqetësuara për emigracionin.

Në Spanjë, Itali, Greqi, Poloni, Hungari dhe Rumani, ku nivelet e popullsisë janë në rënie të ndjeshme, më shumë qytetarë thanë se emigrimi ishte një shqetësim sesa imigrimi, sipas anketës nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR).

Anketa, që përfshin qëndrimin e 14 vendeve të Bashkimit Europian, u krye për të përcaktuar çështjet kryesore shqetësuese të popullsisë përpara zgjedhjeve parlamentare evropiane në maj.

 

Zjarr Tv Ad