Kosovë / Sulm masiv kibernetik, vjen nga Serbia

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një prej ekspertëve të kibernetikës në Kosovë, Hekuran Doli, raporton se po ndodh një sulm i madh kibernetik. Institucionet e Kosovës janë goditur nga një sulm i fuqishëm kibernetik që vjen nga Serbia, shkruan ai.

‘Ju njoftojmë qe sot prej orës 10:00 kemi pasur sulm kibernetikë masiv dhe i cili është duke vazhduar ende. Sulmi është shume i organizuar dhe vjen nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe tani kur po e bëjë ketë njoftim ka filluar edhe nga Maqedonia”, thuhet në njoftimin që e ka siguruar ZjarrTV prej burimeve në qeveri’.

Statusi i plotë nga Hekuran Doli:
Per ndryshe miq, keto dite po jetoj kohet me te vështira te karrierës time profesionale. Ne dy ditet e fundit po ballafaqohemi me sulmin kibernetikë me te madh me te cilin jam ballafaqu ndonjehere ne karriere, pavarësisht se kam mendu se kam pa gjithecka ne kete aspekt. Sic po verehet, Kosova eshte ne lufte kibernetike. Fatmiresisht deri ne kete moment po mbahemi mire, nuk e di cka ndodhe ne minutat ne vijim.
Botes online, dhe pasojave te sulmeve te tilla mund edhe te mos i kushtoni rendesi, mirepo permes botes online po lekunden shtetet me stabile. Hiç me large, shikoni kah Franca. Ne kemi shume me pak kapacitete intelektuale dhe financiare, por shpresoj qe fati dhe mbeshtetja te jete ne anen tone.

 

Zjarr Tv Ad