Briken Calja dekorohet nga Meta me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Meta dekoroi peshëngritësin Briken Calja me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”: “Për rezultatet e shkëlqyera si ‘Kampion i Europës’ në sportin e Peshëngritjes, duke shpalosur vlera të larta të një sportisti të talentuar; i suksesshëm në arenën kombëtare e ndërkombëtare”.

“Kam kënaqësinë e veçantë të nderoj një nga sportistët e shquar në sportin e peshëngritjes, Briken Calja, Kampionin e Europës dhe fituesin e tre medaljeve të Arta.Brikeni u shpall kampioni më i ri i Europës në peshëngritje, pasi shkëlqeu në turneun e Bukureshtit. Tre medalje të arta erdhën vetëm nga sportisti ynë, kampion i trefishtë kontinental dhe rezultat historik për vendin tonë. Jam i sigurtë se ky vlerësim i sotëm, do të jetë një motivim akoma më i madh për karrierën sportive të Brikenit, në arritjen e rezultateve të larta në gara të tjera të rëndësishme ndërkombëtare. Sportistë të kalibrit të Brikenit na lumturojnë dhe na nderojnë të gjithëve. Ata janë ambasadorët tanë më të mirë, duke përfaqësuar denjësisht flamurin, popullin dhe kombin tonë nëpër botë.

Peshëngritësi Briken Calja duke falënderuar Presidentin Meta u shpreh se ky është një vlerësim për sportin ndërsa falënderoj ish-ekipin e Shtërmenit që ka dhënë një kontribut të madh në karrierën e tij.

Zjarr Tv Ad