Koti pas takimit me Kim: Ambasadorja, e shqetësuar për amnistinë fiskale

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, zhvilloi këtë të premte një takim me kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi. Takimi u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit. E pranishme ishte edhe nënkryetarja e komisionit, Sorina Koti, deputete e Partisë Demokratike.

Në fokus të bisedës pritej që të ishte amnistia fiskale. Pas takimit, Koti dha një prononcim për mediat.

“Ambasadorja shprehu shqetësimin e saj për amnistinë fiskale, se pastrimi i parave është një nga problematikat më të mëdha në Shqipëri dhe ne e cilësuam si një nga pikat kryesore që do cenonte sistemin bankar,” tha ajo.

“Ambasadorja theksoi se reformat duhet të jenë akoma më të thella, më agresive dhe personat që duhet të shkojnë në burg, një ditë do të shkojnë në burg.  Ajo që cilësova është që pjesa e qeverisjes është ajo që mban peshën më të madhe në këtë gjë. <

Opozita është denoncuese, është në terren, është me qytetarët, por nuk mund të mbajë kurrë përgjegjësinë pse nuk po funksionin shteti i të drejtës apo institucionet publike.  Kjo ishte ajo që unë raportova tek ambasada amerikane. Por mbi të gjitha është bashkëpunimi me ndërkombëtarët sepse shqiptarët duan shpresë. 

Dhe shpresoj se nëse do të ketë dëshirë dhe politikanët do të jenë të ndershëm ashtu siç e kërkojnë të gjithë votuesit dhe ne që i përfaqësojmë ata, mendoj se jemi në rrugën e duhur,” tha Koti.

Zjarr Tv Ad