Kotzias: Bushati u hoq për shkak të Kosovës

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Më racionali, më luftëtari për pikëpamjet e tij, i ri në moshë, por një njeri shumë i pjekur, ministri i jashtëm më serioz që kishte Shqipëria për të negociuar, zoti Bushati, u largua nga detyra. Për mendimin tim u largua jo sepse kishte shumë vjet ministër siç thuhet në Shqipëri.

Por sepse kishte një pikëpamje të ndryshme për çështjen e Kosovës, domethënë nuk pajtohej me ndryshimin e kufijve.  Problemi i dytë për të cilin ministri Bushati u propozua të largohet nga karrigja e ministrit, për Kotzias është pikërisht marrëveshja për detin. Dhe duhet t’ju them se ajo paketë kishte përfunduar.

Por kishim dy probleme. Njeri nga pala shqiptare pasi nuk ekzistonte gjykata kushtetuese që të çertifikonte ndryshimet që do të bënim në një sërë çështjesh. Dhe e dyta, ka edhe në Greqi sa i përket Shqipërisë një segment fondamentalist për të cilin nuk ka vendosur ende që të flas, por e kam informuar me detaje kryeministrin para se të largohem.

Është ky segment, thekson Kotzias, ai i cili nuk pranon kufijtë ekzistues si dhe nuk është i gatshëm të pranojë me mjete juridike fundin e luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë. Në të njëjtën kohë ish ministri i jashtëm e ka konsideruar si hipokrit qëndrimin e “Demokracisë së Re” pas deklaratës së liderit të konservatorëve se nuk do të lejojë që Shqipëria të antarësohet në BE. T’i kujtoj Demokracisë së re se e bënë Shqipërinë anëtare të NATO-s pa asnjë kusht. Nuk mundet që Mitsotakis të flasë sikur nuk qeverisën kurrë. Kjo është hipokrizi”.

Deklarata e ish-ministrit të jashtëm grek Kotzias vjen pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar të njoftuara nga kryeministri Rama, mes të cilave edhe shkarkimi i minsitrit Ditmir Bushati dhe emërimi i zëvendësit të tij Genti Caka në postin e shefit të Ministrisë për Europën dhe punët e jashtme, ndryshime të cilat ende presin dekretin presidencial për t’u konfirmuar.

 

Zjarr Tv Ad