SKANDAL/ KPK i ndërpret vettingun gjyqtares së Elbasanit, dha dorëheqjen gjatë verifikimit (EMRI)

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 9 janar 2023 të ndërpresë procesin e rivlerësimit kalimtar për gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetah, për shkak të dorëheqjes së saj nga statusi i magjistratit. Po ashtu, u vendos ndalimi i rikthimit të saj në sistemin e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.

Komisioni përfundoi hetimin administrativ për gjyqtaren Fetah në nëntor të vitit 2022 dhe i kërkoi shpjegime për barrën e provës dhe gjetjet në të tre kriteret e rivlerësimit, por në përfundim të afatit të caktuar, subjekti informoi se kishte dorëzuar kërkesë për dorëheqje të parevokueshme për mbarimin e statusit të magjistratit pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ, e për rrjedhojë nuk ishte e nevojshme të paraqiste parashtrime.

Në vijim, ajo ka informuar KPK se ka paraqitur pranë KLGJ-së kërkesë për daljen në pension pleqërie.

Në vendimin e arsyetuar sqarohet se Komisioni, pasi ka vlerësuar kërkesat e subjektit dhe dokumentacionin provues, ka vendosur të vijojë shqyrtimin e çështjes në seancë dëgjimore publike, me argumentin se ndërprerja e funksionit për shkak të daljes në pension dhe dorëheqja janë dy koncepte krejtësisht të ndryshme.

Zjarr Tv Ad