KPK konfirmon në detyrë kreun e Prokurorisë së Apelit në Vlorë, Altin Binaj

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është konfirmuar në detyrë kreu i Prokurorisë së Apelit në Vlorë, Altin Binaj.

Për Binaj, rivlerësimi është bërë mbi bazën e tre kritereve; të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Sipas ILDKPKI, Binaj ka bërë deklarim të saktë të pasurisë, ka burime financiare të justifikuara dhe s’ka deklarim të rremë.

Ai zotëron një apartament banimi 102 m2 në Vlorë me vlerë 3 mln e 500 mijë lekë, dhe apartament banimi 52 m2 në Orikum me vlerë 15 mijë euro.

DSIK ka vlerësuar për kriterin e kontrollit të figurës, se prokurori i apelit ka përshtatshmëri për vazhdimin e detyrës. KPK deklaroi se ka pasur dy denoncime ndaj prokurorit, por është konstatuar se nuk ka indicie për vërtetësinë e këtyre denoncimeve.

Problemi i vetëm i konstatuar nga KPK ishte blerja e orendive shtëpiake me vlerë 600 mijë lekë brenda një viti. Për këtë fakt, prokurori Binaj u shpreh se paratë e përdorura ishin të mbledhura gjatë disa viteve.

 

Zjarr Tv Ad