‘KQZ nuk heton shkeljet’, Celibashi kursen Ramën për 75 mln euro të shpërndara 3 ditë para fushatës

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Abuzimi me fondet nga qeveria në fushatë ka qenë një nga debatet më të nxehta që pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Por pas komisionerit Shtetëror Ilirjan Celibashi, i cili shpalli moskompetence për të hetuar abuzimin e me fondet e tërmetit, edhe komisionit i ankimieve dhe Sanksioneve ka bërë të njëjtën gjë.

Komisioneri dhe KAS teksa kanë hetuar e gjobitur çdo funksionar periferik apo drejtorë shkolle, refuzon e deklaron se ska kopetencë për të hetuar aktivitetin e Këshillit të Ministrave.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka lënë në fuqi vendimin e komisionerit shteteror, duke mos pranuar të marrë në shqyrtim, një denoncim të bërë nga Instituti Shqiptar i Shkencave e cila në focus ka shpërdorimin e fondeve për rindërtimin në fushatë elektorale.

Bëhet fjalë për rreth 75 milionë euro të shpërndara deri tre ditë para fushatës, kryesisht në Bashkitë Tiranë, Durrës dhe Lezhë .

Por çfarë ndodh? Denoncimin Celibashi e ka futur në një kalvar të pafund, proçedurash dhe artificash që nga 31 maji i këtij viti, pra më shumë se pesë muaj më parë, ndërsa KAS e mori në shqyrtim këtë ankim, vetëm përgjatë ditës së sotme, duke ndjekur të njëjtin qëndrim si kryekomisioneri dhe duke mos e hetuar çështjen.

Më ironikja qëndron në faktin se Celibashi në pozicionin e kryekomisionerit zgjedhor, nuk e konsideron veten kompentent për të marrë në shqyrtim këtë çështje. Pra institucioni që paguhet nga paratë e taksapaguesve, dhe që angazhohet vetëm një herë në dy vjet i jep të drejtën vetes që të merret me gjoba drejtorësh shkollash në shuma qesharake deri në 1500 lekë, apo qoftë dhe për gjobën prej 40 mijë lekësh që “rrënoi” Veliajn dhe nuk merr mundimin që të shqyrtojë një padi që ka të bëjë me shpërdorimin e fondeve publike, duke shfaqur hapur njëanshmërinë e institucionit që ai drejton, duke i kursyer kështu ndonjë andrallë Kryeministrit Rama dhe qeverisë.

Për shumë kjo lloj sjelljeje, vjen në një moment kur ska kaluar më shumë se një javë kur ai pozonte në zyrën me ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca ku u diskutua pikërisht, marrja në shqyrtim e parregullsive zgjedhore, dhe adresimi i tyre institucioneve ndërkombëtare.

Zjarr Tv Ad