Kraja: Këlliçi forca që i duhet Tiranës/ “Veliaj i marrë peng nga interesa okulte”

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefi i kabineti në Partinë Demokratike Akil Kraja  ka folur për zgjedhjet e 14 majit

Sipas tij,  qytetarët e Tiranës do të zgjedhin Belind Këlliçin sepse nuk mund ta lejojnë më Erion Veliaj ti vjedhë ata. Në emisionin “Stay Tuned”, ai tha se Këlliçi është një kandidat që sjell forcën dhe energjinë që kërkon Tirana, ndërsa Veliaj si Rama është i marrë peng nga interesa okulte.

“Këlliçi është një kandidat që sjell forcën, energjinë e rinisë që kërkon Tirana, atë inovacion dhe modernitet që kërkon Tirana. Veliaj si Rama është i marrë peng nga interesa okulte të cilat po i paguajnë çdo ditë banorët e Tiranës. Është rritur taksa pastrimit, metri katror, uji, banorët e Tiranës sot ndjehen të varfër sepse po vidhen me çmime të rritura dhe kam bindjen  se banorët e Tiranës në 14 maj do japin një votë ndëshkimi ndaj Veliaj. Nuk besoj se Tirana do ja falë arrogancën dhe vjedhjen që ai po bën me këta qytetarë”, u shpreh Kraja.

Zjarr Tv Ad