Kreshnik Spahiu: Yuri Kim e do më shumë Shqipërinë se Berisha, Rama dhe Meta

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juristi Kreshnik Spahiu ka vlerësuar ambasadoren amerikane Yuri Kim për punën e saj në Shqipëri, teksa deklaroi se ajo e do më shumë vendin tonë, se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kryeministri, Edi Rama dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se Yuri Kim nuk ka vjedhur dhe abuzuar në vendin e saj, ndryshe nga sa kanë bërë tre liderët politikë në Shqipëri.

“Fakti që ambasadorja amerikane ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë do të thotë që çelësi i fatit të disa dosjeve do të varet nga kreu i ri i SPAK. Unë jam nga personat e paktë në media që besoj shumë te Yuri Kim. Unë mendoj që Yuri Kim e do më shumë Shqipërinë sesa Berisha, Meta dhe Edi Rama.

E do më shumë, se ajo në asnjë rast nuk ka përfituar dhe nuk ka rrjepur vendin e vet si këta. Këta kanë detyrimin se janë përfaqësues, të mos vjedhin vendin e tyre, ta duan dhe të jenë më patriot se Yuri Kim. Yuri Kim nuk i ka asnjë borxh Shqipërisë”, theksoi ai.

Zjarr Tv Ad