Analisti Kreshnik Spahiu ka deklaruar se gjykata do të vendosë t’i japë grupit të Sali Berishës vulën dhe logon e Partisë Demokratike.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se kryeministrit Edi Rama, i intereson që si rival politik të ketë pikërisht Berishën ndaj dhe gjykata do t’i japë atij vulën e Partisë Demokratike.
Sipas tij, shtyrja e vendimit disa herë ka ardhur nga avokati i Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës, pasi janë të vetdijshëm që gjykata do të vendos kundër tyre dhe kështu ata fitojnë kohë.
“Çështja është shtyrë 4 herë nga avokati i Lulzim Bashës. Pse është shtyrë nga avokati i Lulzim Bashës, sepse janë në dijeni dhe në informacion që gjykata do ta japë pro Sali Berishës.
Grupi i Alibeajt dhe Lulzim Bashës i thonë avokatit shty procesin që të fitojmë kohë. Unë e prezumoj si fakt, nëse Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj do e kishin të sigurtë fitorenEdi Rama, do e lejonin avokatin e vet që të mbyllej procesi.
Preteksti i shtyrjes vjen nga krahu i Alibeajt dhe i Lulzim Bashës, që nënkupton që gjykata e ka ndarë mendjen që t’i japë Berishës vulën dhe logon.
Ky është një fakt profesional që unë për herë të parë ia tregoj publikut dhe koha do të provojë që vendimi i gjykatës do të shprehet pro grupit të Sali Berishës, sepse Edi Ramës i intereson një Berishë rival politik. “, theksoi ai.