Kreshnik Spahiu zbulon skenarin e fortë amerikan që do të tronditë politikën: Në Tiranë do mbërrijë një avion nga Haga që do të arrestojë 3 liderët…

0
2312
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duken të vendosura për të mos lejuar kapjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilat po luftojnë korrupsionin në nivele të larta në Shqipëri. Politika është vënë në alarm nga organet e reja të drejtësisë, ku SPAK nën “patronazhin” e SHBA po përgatit goditje të forta si majtas, ashtu edhe djathtas. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta vazhdojnë luftën me SHBA. Por në këtë luftë me amerikanët ka dalë së fundmi hapur dhe kryeministri Rama. Por çfarë fshihet pas këtyre përplasjeve me ambasadën e SHBA në Tiranë?

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka zbuluar prapaskenat e bujshme dhe paralajmëron një skenar të fortë amerikan që do të tronditë politikën shqiptare. Spahiu ka hequr një vijë paralele me konfliktin e liderëve të Kosovës me Perëndimin. Ndryshimi sipas Spahiut qëndron se liderët e Kosovës u arrestuan si heronj nga Haga, ndërsa me liderët në Shqipëri do të ndodhë ndryshe. Spahiu shprehet se Meta, Berisha, por edhe Rama do të arrestohen si bandë kriminale.

“Përplasja e ambasadores amerikane me Ramën, por edhe përplasja e Berishës me SHBA kanë një ngjashmëri me konfliktin e liderëve të Kosovës me perëndimin: “Këtu SPAK, atje Gjykata Speciale”. Rama, Berisha, Meta kanë frikë që një ditë në Tiranë do mbërrijë një avion nga Haga ti arrestojë të tre, por me një ndryshim. 3 liderët e Kosovës u arrestuan si heronj, ndërsa këta si 3 banda kriminale!”, shkruan Spahiu në rrjetin e tij social “Facebook”.

SHBA terrorizon politikën shqiptare

Terrori dhe ankthi që po përjeton politika shqiptare nga lufta që SHBA i ka hapur korrupsionit në Shqipëri, duket nga zhvillimet e fundit për zgjedhjen e kreut të SPAK. Pas thirrjes të kryeministrit Rama që SHBA të qëndrojë larg procesit, për Kreshnik Spahiun tregon se mesazhi i tij i koduar ishte që liderët në Shqipëri janë të paprekshëm.  “Edi Rama thirrje kundër ambasadores amerikane Yuri Kim. ‘Mos arrestoni as Berishën, as Metën, as mua’. Të tre jemi të paprekshëm kundër gjithë botës. Arrestoni 3 milion njerëz…”, shkruan Spahiu.

Drejtësia i “zgjat” mandatin ambasadores

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, u shpreh se do të qëndrojë në detyrë më shumë se mandati 3-vjeçar, ku si fokus kryesor të saj do të ketë drejtësinë e re dhe veçanërisht SPAK. Por çfarë e “detyroi” ambasadoren të deklarojë se do i zgjatet edhe ca më shumë mandati? Kjo lëvizje e SHBA për Spahiun ishte një goditje direkte për dyshen Rama-Berisha. “SHBA zgjati mandatin e Yuri Kim, si reaksion i mosmirnjohejes Rama-Berisha”, ishin fjalët e Spahiut.   Zgjedhja dhe emërimi i ambasadores amerikane në Shqipëri është tagër i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por një njoftim i Ministrisë së Jashtme Shqiptare se “kanë nisur procedurat për zëvendësimin e Yuri Kim”, i trazoi të gjithë.  Ambasadorja theu heshtjen dhe vuri theksin se “do të rrijë edhe për shumë kohë”.

Burimi:Sot.com.al

Zjarr Tv Ad