Kreu i KQZ do të ruhet nga Garda e Republikës/ Truprojë dhe shofer personal për Ilirjan Celibashin

0
363
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një vendim të Këshillit të Ministrave, thuhet që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan C Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë, dhe vjen në një kohë kur na ndajnë më pak se tre muaj nga zgjedhjet e 25 prillit.

Në një intervistë të dhënë së fundmi në gazetën “Panorama” Celibashi e konsideroi situatën politike në vend të acaruar, gati të krahasueshme me vitin ‘97.

“Në vlerësimin tim është fakt që situata politike është shumë e acaruar dhe ajo që unë sjell në memorien time qoftë si zyrtar që ka pasur angazhime me zgjedhjet dhe qoftë si qytetar, duket që konfliktualiteti politik është gati i krahasueshëm me atë të vitit ‘97”, do të shprehej ai.

VENDIMI I PLOTË

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.591, DATË 5.9.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE TË TJERA TË LARTA SHTETËRORE TË VENDIT, QË DO TË RUHEN DHE MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “c”, të nenit 4, të ligjit nr.8869, datë 22.5.2003, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Pas shkronjës “ë”, të pikës 1, të vendimit nr.591, datë 5.9.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet shkronja “f”, me këtë përmbajtje:

“Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve”, me truprojë – shofer, gjithsej, 2 nënoficerë”.

Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Celibashi do të ruhet me truprojë dhe të ketë shofer personal.

Zjarr Tv Ad