Sekretet e suksesit sipas Donald Trump:“Jam kaq shumë i dashuruar me punën.Mezi pres të ngrihem…”

0
230
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rregulli i parë për të patur sukses? Të mendosh për gjëra të mëdha.

Dhe më pas të ndjekësh instiktin, të flesh pak dhe të hakmerresh për fyerjet.

Janë këto këshillat e manjatit “të keq” që i thotë jo drogës, alkoolit dhe kafesë.

Mendoni Për Gjëra Të Mëdha: “Çfarëdo lloj gjëje që të bëni, ‘think big’.” Është rregulli i artë që ka frymëzuar të gjitha arritjet e epokës moderne, që nga qiellgërvishtësit, deri te zbulimet shkencore dhe shpikjet teknologjike”.

Binduni: “Të mësosh të marësh urdhëra është gjë e rëndësishme për lidershipin, sepse para se të jeni një lider, duhet të mësoni të jeni një ndjekës i mirë”.

Pagjumësia: “Jam kaq shumë i dashuruar me punën, saqë fle vetëm 3-4 orë gjatë natës. Mezi pres të ngrihem sërish dhe të shkoj të punoj, sepse dëfrehem shumë”.

Instikti Bazë: “I dëgjoj të gjithë, por në fund vendos unë. Ndiqni instiktin tuaj personal. Pa intuitë do të lodheni shumë për të mbërritur në majë”.

Shkurt: “Në mbledhje mos u zgjasni shumë. Ligjërimi duhet të jetë i shkurtër dhe të mbërrijë menjëherë në temë. Dita ka pak orë: sa më të shpejtë të jemi, aq më shumë gjëra mund të bëjmë”.

Hakmarrja: “Nëse dikush ju fyen, bëjeni të paguajë. Nuk është një këshillë lartësuese, por vjen nga eksperienca. Përndryshe ju marrin për frikacak. Reagoni! Kështu të gjithë do t’a dinë kush jeni, dhe nëse e provojnë, do të gjejnë një kockë të fortë”.

Falas: “Kur shkoj në restorant, sidomos pas shfaqjes ‘The Apprentice’, ha gjithmonë gratis. ‘Z. Trump, ofrojmë ne’, edhe nëse jam i shoqëruar nga 10-15 persona.

JO Drogës, Alkoolit, Kafesë: “Një prej vëllezërve të mi vdiq nga alkoolizmi. Ishte një djalë i pashëm, personalitet i mrekullueshëm. E pashë të shpërbëhej. Nuk kam marë asnjëherë drogë apo alkool. Nuk pi as kafe”.

I Pasur, Jo Lakmitar: “Përkundër asaj që mendohet, të pasurit nuk janë lakmitarë. Sipërmarrësit duhet të jenë shumë bujarë, për t’u bërë të pasur”.

Martesa: “Njeriu martohet për dashuri. Por martesa është një kontratë, nuk hyn fare dashuria. Nëse dashuria merr fund, mbetet vetëm një ish e hidhëruar. Nuk ka asgjë më të keqe se sa një ish bashkëshorte e hidhëruar. Po të mos kisha bërë marrëveshje paramartesore me Ivanën dhe Marlën, do të isha në trotuar”.

Gratë: “Jini të paturp, të sigurtë te vetja, shkëlqyes, shakatorë dhe do të keni gjithë gratë që do të donit të kishit”.

Rrëmuja: “Tavolina ime e punës është e mbushur me letra. Një rrëmujë e vërtet. Por unë e di se ku ndodhet çdo gjë, kështu orientohem. Unë gjithmonë jam i zënë me punë dhe kam vënë re se njerëzit e suksesshëm kanë shumë gjëra mbi tavolinë.”

Fitimtar: “Më pëlqen suksesi. Jam shumë konkurrues. Më pëlqen të fitoj kur studioj, luaj, bëj biznes, politikë”.

Hidhuni: “Mos lini asnjë sekondë për dyshime. Kur mendoni: ‘Nuk jam i sigurt që mund ta bëj’, transformojeni në: “Do të ndjehem i madh kur t’a kem bërë!”

Trump e filloi karrierën e tij në biznes, si trashëgimtar i pronave të lëna nga babai i tij, atij dhe vëllezërve të tjerë e fëmijëve të tyre. Në një deklaratë ka thënë se e ka filluar karrierën e tij me një borxh prej 1 milion dollarësh prej babait të tij.

Asetet kryesore të pasurisë së tij përfshijnë godinat e shumta dhe pasuri të patundshme. Pothuaj në cdo qytet kryesor të Shteteve të Bashkuara ndodhet një godinë e lartë e organizatës Trump, e cila drejtohej prej Donald Trump që prej viti 1971. Organizata e tij  zotëron gjithashtu dhe një numër të madh objektesh të tjera luksi si kazino, fusha golfi etj.

Trump është angazhuar dhe në fushën e medias, duke qenë ideator i një reality show të quajtur “The Apprentice” dhe gjithashtu përmes zotërimit të të drejtave të transmetimit të programit “Miss Universe”, të drejtat e së cilit i shiti në vitin 2015

Zjarr Tv Ad