Me miell misri nuk mund të bësh bukë gruri! Opozita nuk ka çfarë të thotë kur nuk po e pyesin se kë do zgjedhin.
Kështu deklaroi nga studio e MCN Live, diplomati Spartak Topollaj në studion e MCN Live, lidhur me zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK, nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Ata e dinë që mes qorrave do zgjedhin atë që e ka një sy. Opozita as impresionohet dhe as emocionohet.
Lë shumë për të dëshiruar kjo që po themi, në kuptimin se ku ishte SPAK, ndërkohë që po vlon me çështjen e inceneratorëve, apo Rruga e Arbrit, na u premtua do mbaroj tani, do mbaroj pastaj.
Dhe ministrja Balluku del dhe fyen inteligjencën e shqiptarëve dhe deputetëve, kur thotë se do shtyjmë punimet për 17 muaj.
Çfarë mund të bëjë opozita, kur ka 9 vjet në opozitë. Nuk pres asgjë të re, kushdo që të zgjidhet do jetë njëri nga ata.
Ai do i bindet partisë, kryetarit të partisë dhe nëse nuk bindet, do i thonë dil pak nga SPAK-u se të shtrëngojnë pak çorapet.