Krijimi i Ligës Profesioniste, flet presidenti Armand Duka

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e klubevë të Superligës për krijimin e Ligës Profesionste. Në përfundim të mbledhjes , në prononcim për mediat, presidenti i FSHF-së Armand Duka tregoi rëndësinë e kësaj Lige dhe mënyra se si do të zhvillohet.

“Mbledhja në fakt ishte iniciativë e klubeve të Kategorisë Superiore, për deponimi apo përfundimin e procesit të Ligës Profesioniste. Mbledhja përfundoj me sukses. U vendos krijimi i Ligës. U bënë dhe zgjedhjet për drejtuesin e saj. Me konsensus të të gjitha klubeve, u zgjodh Edvin Libohova për ta drejtuar Ligën. Tani duhet bërë regjistrimi sipas procedurave juridike dhe më pas do të fillojë aktivitetin  e saj duke marrë në dorë, administrimin, organizimin dhe mirë menaxhimin e aktivitetit të Kategorisë Superiore.

Teorikisht duket një proces shumë i mirë dhe i rëndësishëm për zhvillimin e futbollit. Duke qenë në interesat e një grupi më të ngushtë se FSHF-ja, do t’i shohin më mirë, do t’i menaxhojnë më mirë. Do kujdesen më mirë për të rritur imazhin. Për ta mbrojtur më shumë dhe për t’i diskutuar problemet në tavolinë dhe jo jashtë saj. Mungesa e Tiranës në dijeninë time ishte për arsye objektive, jo se janë kundër Ligës. Kanë firmosur edhe statutin.

Të gjitha të drejtat e manaxhimit të aktivitetit të Kategorisë Superiore do t’i ketë Liga. Qofshin këto të drejta  emrit, të marketingut, të reklamat, të gjitha. Komisionet do të jenë 1 dhe nuk mund të ketë komisione paralele. Federata do t’i japë akses Ligës që të kontrollojë 100% ato që i takojnë Ligës. Presidenti Libohova nuk do të japë dorëheqjen nga posti i zv.presidentit të FSHF-së.

Garën e këtij viti mund ta vlerësoj me një notë pozitive në krahasim me vitet e mëparshme. Cilësia është më e mirë. Gara është në mes, duhet kohë të vendoset për fituesin”, u shpreh Duka.

 

Zjarr Tv Ad