Krimi makabër në Pogradec/Autori ka tentuar të vrasë vajzën e tij,gjyshja ka ndërhyrë për ta shpëtuar

0
145

Një i afërmi i të moshuarës që u masakrua dje nga djali ka treguar se ka autori ka tentuar të vrasë vajzën e tij 15-vjeçare pasi i ka gjetur një mesazh në telefon.

Gjyshja ka ndërhyrë për të shpëtuar mbesën, por kjo tentativë e saj rezultoi fatale.

Autori dhunonte shpesh familjarët e tij. Ata kishin bërë denoncime në polici por pas disa shoqërimeve ishte lënë i lirë.

Ja informacioni paraprak I policisë

Më datë 06.08.2020, rreth orës 18:10, në fshatin Buçimas, shtetasi O. Ç., rreth 44 vjeç (i cili vuan nga probleme mendore) dyshohet se ka qëlluar me thikë në banesë, nënën e tij shtetasen F. Ç., rreth 70 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilat bënë të mundur shoqërimin e autorit të ngjarjes në ambientet e Komisariatit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.