“Donte ta merrte përsipër pasi në një fare mënyre ishte shkaku i sherrit”, ka rrëfyer 25-vjeçari Hysen Meta, pasi e motra e tij 19-vjeçare Hygerta Meta deklaroi në polici se ishte ajo që e kishte vrarë të atin dhe më pas e kishte varrosur në kasollen pranë banesën në Shënavlash të Durrësit.
Hysen Meta mësohet se ka pranuar para policisë se ishte ai që qëlloi babain me pistoletë, por nuk ka shprehur pendesë për krimin e kryer, duke u shprehur se i ati ua nxinte jetën.
“Marr përsipër autorësinë, nuk jam penduar. Me vjen keq vetëm për motrën dhe vëllain se nuk kanë faj fare”, mësohet se ka thënë ai para hetuesve.
25-vjeçari Hysen Meta ka treguar edhe dinamikën e ngjarjes, nga vrasja e të atit mesditën e 10 shkurtit, tek denoncimi në polici i zhdukjes së tij më 13 shkurt dhe më pas zbulimi i trupit të Pëllumb Metës të groposur në kasolle më 22 shkurt.
“Po unë e qëllova. Debatuam keq. Ishin edhe anëtarët e tjerë të familjes në shtëpi. Ishte data 10 shkurt. Në mesditë ka ndodhur ngjarja. Nuk ishte hera e parë që debatonim. Aty u mbush kupa. Kur ikte ai ne pune i thoshim njeri-tjetrit na nxiu jetën, me këtë njeri nuk jetohet. Mesditën e 10 shkurtit, gjatë debatit mora pistoletën dhe e qëllova disa herë. Nuk me kujtohet sa herë e shkrepa armën. Ishim ne dhome, atë e mbuloi gjaku.
Bashke me motrën dhe vëllain e morëm trupin, e mbështollëm me plastmas mos të rridhte gjak. Me pas hapëm gropën brenda kasolles me qëllim mos të na shikonte njeri.
Gjatë mbrëmjes zhvendosem trupin nga shtëpia deri te kasollja, e mbuluam aty. Me pas planifikuam se çfarë do të thoshim në polici. Pasi zhdukem trupin, duhet te zhduknim makinën. E morëm makinën dy dite më pas dhe çuam diku afër sektorit Rinia. Pastaj erdhëm në polici. Më pas dihet, ndodhi ajo që e dini edhe ju, e zbuluat.
Donte ta merrte përsipër motra pasi në një fare mënyre ishte shkaku i sherrit. Por e vërteta është kjo që them unë. Marr përsipër autorësinë, nuk jam penduar. Me vjen keq vetëm për motrën dhe vëllain se nuk kanë faj fare”, ka dëshmuar 25-vjeçari.