Kristaq Kume: Rama politikani më i shkathët, shahisti më i përkryer, më i zoti se gjithë të tjerët bashkë…

0
559
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kreu i KQZ Kristaq Kume, thotë se kryeministri Rama, është politikani më i shkathët dhe më i zoti, se të gjithë aktorët e tjerë politikë së bashku. Sipas Kumes, Rama ka ditur të luajë më mirë se kundërshtarët e tij.

“Politikani më i shkathët, më i zoti dhe shahisti më i përkryer në fushën e politikës, baraz Rama. Ka ditur të luajë më mirë se kundërshtari. Rama shumë më i zoti në lojë se gjithë të tjerët së bashku”, u shpreh Kume mbrëmjen e djeshme në emisionin “Arena”.

Përsa i përket shkarkimit të Presidentit Meta, ai sqaroi se kur duhet të shprehet Gjykata Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese ka tre muaj kohë për ta trajtuar çështjen dhe për  të marrë vendimin për caktimin e seancës. Historia ka treguar që për çështje të rëndësishme është përshpejtuar procesi dhe është mbyllur historia brenda një muaji. Do të dëshiroja që kjo çështje të mos mbyllet brenda një muaji, pasi me vendimin që do të marrë do të krijojë një precedentë në historinë e Shqipërisë”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad