Eksperti i ekonomisë Enriko Cenko në një lidhje Skype për Fax News foli mbi krizën e re energjitike në vend duke thënë se kryeministri Rama nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet për rritjen e mirëqenies dhe se ekspertët e tij nuk po bëjnë llogaritë e duhura ekonomike.
Cenko theksoi se projekti i Skavicës do të dëmtojë tokat bujqësore dhe se me aq shumë para mund të ndërtohen termocentrale dhe se nëse ky projekt zbatohet është një krim i pastër ekonomik.
“Gjithmonë në periudhë vjeshte rritet cmimi në maj pastaj ulet prapë, Kryeministri tha atë që duhet të thoshte një qeveri e djathtë, por e majta është sociale dhe të mos rriten cmimet. Ku janë premtimet e kryeministrit Rama për mirëqenie?
Rama kërkon që qytetarët të mos revoltohen më keqmenaxhimin e tij. Roli i qeverisë është që cmimi të mos ndryshohjë fare, banka duhet të mbajë inflacionin në bashkëpunim me qeverine po ashtu dhe sistemi fiskal. Nuk ka përmirsim të cilësisë së jetës apo rritje të vendeve të punës. Të mashtrosh qytetarët sa herë del në tv.
Unë theksoj që nëse një njeri merr përsipër të menaxhojë shtetin sepse shqiptarët janë shumë të varfër. U përgjysmuan pagat dhe sa qytetarë nuk e morën fare gjatë pandemisë?
25% e shqiptarëve jetojne me 100 lekë në ditë te reja. 75% janë të varfër. Vetëm 1% janë të pasur në Shqipëri, qeveritarët dhe ata që fitojnë tenderat. 450 milionë euro ishin ndërtuar 2 herë Skavica, dhe ajo nuk është zgjidhja sepse iniceratorët janë kijuar për energjinë elektrike. Unë kërkoj transparencë, sa ditë kanë punuar ato?
Sa është shitur, po në verë pse u dogjën mbeturinat në landfillet ilegale? Të gjitha këto me urdhër të kryetarëve të Bashkisë. Sa tokë bujqësore do dëmtohet me ndërtimin e Skavicës, i duhet por jo Shqipërisë së sotme.
Tani është krim ekonomik, duhet blerë teknologjia për ta cuar ujin përpjetë. Mund ta cojmë ne Fierzë me 35 milionë euro, kjo është llogaria ekonomike. Nëse ndërtohen termocentrale dhe limitet spërkaten me naftë bruto, rritet fuqia dhe ato punojnë. Ca janë ata ekspertë që këshillojnë kryeministrin?”-u shpreh Cenko.