Hulumtimet klinike kanë treguar se personat që janë shëruar nga sëmundja covid 19 , posedojnë antitrupa që ndihmojnë në shërimin e pacientëve me simptoma të rënda të COVID-19. Ata që janë shëruar nga koronavirusi, do të mund të dhurojnë plazmën e gjakut në disa qyteteve kroate përfshirë kryeqytetin, Zagreb. Ende nuk dihet se kur do të fillojë trajtimi. Në Institutin e Mjekësisë së Transfuzionit në Zagreb, gjithçka është gati për këtë përpjekje, dhe brenda pesë ditësh, të gjithë ata që mbijetuan nga COVID-19, do të jenë në gjendje të dhurojnë plazmen e gjakut, njoftoi Radio Televizioni Kroat (HRT). Mjeku, Tomislav Vuk, nga ky institut ka thënë se “pas dhurimit të plazmës së gjakut do të bëhet analiza për të përcaktuar nivelet e antitrupave”. Transfuzioni i antitrupave, nga të shëruarit te pacientët e sëmurë, krijon atë që njihet si imunitet pasiv, duke i ndihmuar ata të luftojnë infeksionin. Kjo metodë nuk është e re për mjekësinë. Ajo ishte përdorur gjatë pandemisë së vitit 1918, por edhe më herët, kundër sëmundjes së difterisë.
Kroacia do të fillojë mjekimin e pacientëve me gjakun e të shëruarve nga Covid-19
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...