Policia e Krujës ka arrestuar një person në kërkim, i cili është dënuar me 2 vite burg për dhunë në familje.
Bëhet fjala për Agim Doçin, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar me 2 vjet burg për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” pasi ka thyer urdhërin e mbrojtjes dhënë për ish-bashkëshorten.
“Në ngarkim të tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë kishte vendosur më herët, në mungesë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Dhunë në familje”.
Ndërkohë po gjatë kohës që ka qënë nën masën e sigurisē dhe i shpallur në kërkim shtetasi i mësipërm ka thyer urdhërin e mbrojtjes dhënë nga gjykata ish-bashkëshortes së tij”, sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.