Krujë/ Policia arreston një person në kërkim, ishte dënuar me 2 vite burg

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Krujës ka arrestuar një person në kërkim, i cili është dënuar me 2 vite burg për dhunë në familje.

Bëhet fjala për Agim Doçin, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar me 2 vjet burg për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”  pasi ka thyer urdhërin e mbrojtjes dhënë për ish-bashkëshorten.

“Në ngarkim të tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë kishte vendosur më herët, në mungesë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Dhunë në familje”.

Ndërkohë  po gjatë kohës që ka qënë nën masën e sigurisē  dhe i shpallur në kërkim shtetasi i mësipërm ka thyer urdhërin e  mbrojtjes dhënë nga gjykata  ish-bashkëshortes së tij”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

 

Zjarr Tv Ad