Kryebashkiakët e opozitës reagojnë pas mbledhjes me Ramën

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas mbledhjes së qeverisë dhe kryetarëve të bashkive në Shkodër, drejtues të pushtetit vendor të opozitës që morën pjesë në takim, folën për mediat.

Hil Curri, kreu i bashkisë së Fushë Arrëzit tha se morën pjesë në mbledhjen e thirrur nga Rama sepse problemet e qytetarëve janë më të rëndësishme se politika.

“Ju falenderoj, është mbledhje e të gjithë kryetarëve. Nuk e pamë në aspektin politik, sepse problemet e qytetarëve janë më të mëdha. Ne morën një farë garancie dhe bashkëpunimi me ministrat u la një takim njëherë në muaj me ta. Jemi përfaqësues të qytetarëve dhe kur na kërkojnë për takime do ju përgjigjemi”, tha ai.

Fisnik Qosja, kreu i bashkisë së Kavajës, u shpreh si vijon: ‘Kishim kërkesat për të gjitha zonat tona. I shqyrtuan i panë dhe se dimë sesa do të reagojë qeveria. Garancia ishte, por veprat do të tregojnë sesi do të shkojë. Të vështirë janë të gjitha bashkitë”

Zjarr Tv Ad