Kryebashkiakia Sako: Kam respekt për Vangjush Dakon, por nuk i kam kërkuar të më mbështesë në zgjedhje

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Emiriana Sako, kryetare e Bashkisë Durrës dhe kandidatja e PS për një mandat tjetër në këtë bashki, është shprehur se nuk i ka kërkuar Vangjush Dakos që ta mbështesë në zgjedhje. Sako theksoi se ka kërkuar mbështetjen e PS, deputetëve dhe kryetarit.

E ftuar në emisionin Noë në Euronews Albania, ajo shtoi se Dako nuk ka asnjë rol politik në fushatë sepse në Durrës drejtues politik është Ardian Çela, por vetë ai e ka detyrim ndaj socialistëve që të jetë në terren.

“Dako ka qenë kryetar për 12 vjet, kam një njohje personale me gjithë kolegët që kanë drejtuar bashkinë, që nga Lefter Koka, Miri Hoti. Për Dakon kam respekt të veçantë se kam punuar për disa vite me të. Ai nuk ka asnjë rol politik në fushatë.

Besoj se ka një detyrim ndaj socialistëve të Durrësit se e kanë mbështetur kur ka qenë kryebashkiak. Të njëjtën gjë do bëja edhe unë.

Fushata në Durrës drejtohet nga Ardian Çela. Nuk e kujtoj kur ka qenë hera e fundit që jam takuar me të (Dakon). Unë kam kërkuar mbështetjen e PS, deputetët janë mbështetje e madhe dhe kryetari i PS”, është shprehur kryebashkiakia Emiriana Sako.

Zjarr Tv Ad