Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali për të përkujtuar 30-vjetorin nga eksodit shqiptar drejt Italisë.
Ai është mirëpritur me dhurata, më parë ishte Kryetari i Këshillit të Pulias Michele Emiliano, i ka dhënë Ramës “Rrënja e Pulias”, ndërsa tani është mirëpritur me disa dhurata nga bashkia e Barit dhe qyteti i Puglias.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se mes Italisë dhe Shqipërisë nuk ka më kufij fizik dhe as mendor.
“Në këto 30 vite kanë ndodhur shumë gjëra, por ajo që është e sigurt se sa më shumë kanë kaluar vitet, aq më shumë sesia e gjerave të vlefshme, të denja për respekt janë shtuar. Puglia na shtrihu dorën dhe na shoqëroi në këtë rrugëtim të ri dhe shumë të vështirë për njerëz që dilnin nga një ferr dhe nga një izolim i pabesueshëm.
Rrugën e demokracisë dhe kapitalizmit si dhe rrugën e diktaturës së butë të parë nga Tirana në atë epokë dhe të komunizmit që nuk ishte tranzigjent tërësisht. Njerëzit nuk ishin të gatshëm dhe as rehat me realitetin dhe të gjitha vështirësitë dhe rregullat që ky realitet kishte. Për ne ishte perceptuar deri në atë kohë nga televizori. Unë mendoj se kemi ende për të bërë, potenciali i bashkëpunimit i zhvillimit apo i shtytjes për të ecur përpara është mjaft i madh.
S’ka më as kufij fizik dhe mendor, janë gjithmonë e më shumë italianët që vijnë në Shqipëri. Ata janë të interesuar që të investojnë në Shqipëri. Ne jemi të interesuar që të bëhemi pjesë e kësaj pjese. Besoj se duhet të kemi guximin që të ecim përtej. Ne po bashkëpunojmë që të krijojmë lidhje për burimet ujore Itali-Shqipëri. Mendoj se duhet t’i japim një shtysë më tej idesë, pasi nuk është se nuk kushton. Shqipëria prodhon gati 100 % energji të gjelbër. E gjitha pothuajse tani për tani është e bazuar tek sistemi ujor. Jam i nderuar dhe shumë i dashur kryetar i bashkisë që t’i përcillni nderimet më të ngrohta artistit që më bëri këtë dhuratë.”, tha Rama.