Kryebashkiaku i Korçës presion për like administratës/ Koti: Është qesharake!

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar kryebashkiakun e Korcës, Sotiraq Filo që sipas tij ka kërcënuar punonjësit e administratës dhe u ka kërkuar që t’i pëlqejnë postime në Facebook.

Berisha ka publikuar një foto të një bisede të zhvilluar në ‘Whatsapp’, ku shihet se u kërkohet punonjësve të administratës që të pëlqejnë postimet e kryebashkiakut Raqi, pa përjashtim.

“Postimet e Raqit kanë shumë pak like, kështu që janë të identifikueshëm ata që nuk i kanë bërë. Ju lutem koordinatorëve t’ua përcjellin këtë gjë punonjësve. 4 postimet e sotme të Raqit like pa përjashtim,”– shihet që shkruhet në biseda.

Miq, nuk do ju besoni syve kur të lexoni për Raqin (Ramën)!!’, shkruan Berisha në Facebook.

Serina Koti, deputete e Partisë Demokratike ishte e ftuar këtë mëngjes në ‘Kafe Shqeto’ ku u shpreh se kjo situatë shpesh kthehet komike.

“Vërtet situata shpesh kthehet komike sepse të mendosh se kërkohet në këtë form të bëhet like në administrata është komike.

Situata është agravuar dhe duke qenë se Raqi e ka për mandat të katërt këtë garë janë shumë në presion. Raqi është hija e Nikos ku çdo vendim merret nga Niko dhe njerëzit e tij. Kjo është një gjë që nuk e them unë por e thontë të gjithë në Korçë, por duhet Raqi dhe Rama e promovon nëpër foto.

Unë  besoj se qytetarët do votojnë ndryshe këtë radhe por edhe vetë administrata e ndjen se nuk kanë më çfarë të japin”, u shpreh Koti.

Zjarr Tv Ad