Kryebashkiaku i Kuçovës i dënuar nga Gjykata e Janinës, Braçe ironizon zyrtarët grekë dhe krahason rastin me Belerin: Mos u bëni qesharakë!

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot, Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi se kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari, rezulton i dënuar nga Gjykata e Janinës me 4 muaj burg, konvertuar në gjobë, për hyrje të paligjshme të territorin grek.

Në lidhje me këtë lajm, ka reaguar deputeti socialist, Erion Braçe, i cili ironizon zyrtarët grekë dhe bën një krahasim me kryebashkiakun e arrestuar të Himarës, Fredi Beleri.

Braçe shkruan se Beleri është i dënuar për masakrën e Peshkëpisë dhe se i gjithë shteti grek është investuar për ta bërë kryebashkiak, ndërsa për kryebashkiakun e Kuçovës, thotë ai, investohet për të mos qenë vetëm, sepse ka qenë emigrant në shtetin fqinj.

Postimi i Braçes:

MBAINI GREKET ZYRTARE MOS BEHEN KAQ QESHARAKE!

Lajm BOMBE:

#Greqia paska sjelle vendinin e Gjykates se Janines,

sipas te cilit KRYETARI I BASHKISE SE #KUCOVES eshte DENUAR ME 4 MUAJ BURG-KONVERTUAR ME 1.500 DHRAMI GJOBE peeeer “KALIM TE PALIGJSHEM KUFIRI”.

Domethene, ALfred BELERI eshte denuar per “DIJENI-BASHKEPUNIM NE MBAJTJE ARME PA LEJE NGA PERSONI I TRETE” qe eshte as me shume e as me pak, shefi i KOMANDOS TERRORISTE GREKE qe sulmoi POSTEN USHTARAKE TE PESHKEPISE ne TERRITORIN SHQIPTAR, vrau ushtarake aty dheeeeeee, i gjithe shteti grek eshte investuar per ta bere kete, tamam kete KRYETAR BASHKIE NE HIMARE;

Nderkohe per kryetarin e BASHKISE #KUCOVE, investohet qe ai te mos jete me kryetar bashkie sepse ka qene EMIGRANT NE GREQI!

Ju lutem, mbaini greket mos behen kaq qesharake!

Bashke me ca institucione shqiptare qe vdesin per ta!

Zjarr Tv Ad