Zyra antikorrupsionit në PD që drejtohet nga Lealba Pelinku, ka bërë një analizë të thellë të projekteve korruptive që bëhen në zyrat e shtetit shqiptar. Zbulimi i radhës i zyrës antikorrupsion është që Bashkia e Tiranës ka shkëmbyer tokë me një biznesmen të njohur
Fakti i plotë
Marrëdhëniet ekonomike të Bashkisë Tiranë me A. Papulin janë intensive dhe shumëplanëshe.
Nuk kuptohet si dhe pse e mbi ç’procedurë qeveria vendos të shkëmbejë pronë të Papulit me atë të Bashkisë Tiranë në Mullet.
A thua vetëm një pronar ka Mulleti?!
A thua rastësi e sinqertë që ndër shumë prona, përzgjidhet për shkëmbim ajo e Papulit?!
Për cilën arsye e interes publik Bashkia Tiranë e ka pasur të nevojshëm këtë shkëmbim? Interes i Bashkisë a i Papulit e ka diktuar këtë kontratë shkëmbimi?
Lali Tërpani s’është nga ata që e njeh llogaridhënien, por as publiku nuk e ka të vështirë të gjejë përgjigjet.
Dhe vijmë tek tenderat në modë: marrje me qira e automjeteve për nevoja të bashkisë, me vlera të konsiderueshme.
Merr pjesë Papuli 1, Papuli 2 dhe Papuli 3 me tri shoqëritë e tij.
Se në xhepin personal të kujt shkojnë 1,3 mld lekë të këtij tenderi, s’ka vend për pikëpyetje.