Kryedemokrati Basha: Mbulim 100% të tarifës së studentëve nga familje me të ardhura…

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me një grup studentësh të Fakultetit të Drejtësisë, ku kanë diskutuar në lidhje me vështirësitë e studimit, në vendin tonë.

Ndër të tjera, Basha, u ka treguar studentëve të drejtësisë, planin për arsimin ku u ka garantuar se nesër me PD në qeverisje, nuk do të mbetet asnjë i ri pa u arsimuar.

Gjithashtu, kryedemokrati premtoi mbulim 100%, të tarifës së studimit studentëve, nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë.

“Nuk do ketë asnjë bijë dhe asnjë bir shqiptari që do mbetet pa universitet për shkak të pamundësisë ekonomike të familjes, sepse nga njëra anë të gjithë të rinjtë që vijnë nga familje më të ardhura me më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të përfitojnë 100% subvencionim të tarifës bachelor dhe master, dhe nga ana tjetër shpenzimet shtesë ku një pjesë gjithmonë e me e madhe e familjeve shqiptare nuk i përballojnë dot për fëmijët e tyre, siç mund të jetë qiraja e banesës apo e konviktit, shpenzimet e përditshme që ka studenti, shpenzimet e tjera , librat, transporti etj etj, do mbulohet përmes bursave për këto familje që nuk kanë mundësi t’i mbështesin financiarisht fëmijët e tyre”, kështu është shprehur në fjalën e tij Lulzim  Basha.

Zjarr Tv Ad