Kryedemokrati Basha ne konference per mediat: Nuk heqim dore,jemi me te forte se kurre!

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dae e nje konferece per mdiat ku u shpreh se u perdoren milionat e kimineleve ,u shamtazhuanmedat per te fituat keto zgjedhje .

Basha falenderoi mbeshtetesit bashkpuntoret te cileve nuk ju numerua vota,ai tha se Partia Demokratir eshte m e forte se kurre per te luftuar per ata shqiptare qe e votuan ndryshimin.

Të dashur shqiptare dhe shqiptarë, vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, teksa muzgu i kësaj mbrëmje po bie mbi qytetet dhe fshatrat tona, mbi malet dhe luginat e Shqipërisë, një tjetër hije po avitet në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve anembanë këtij vendi dhe kudo ku ndodhen.

A është ky muzgu i shpresës dhe ëndrrës për ndryshim, për Shqipërinë demokratike normale dhe të zhilluar, për Shqipërinë Europiane.

Kemi shumë vite që luftojmë për demokracinë. U deshën shumë vite që të rrëzonim regjimin komunist, por ne ja dolëm. Ia dolëm sepse jemi njerëz të fortë, jemi një popull që beson tek demokracia.
Beteja jonë për demokraci ka vijuar pandërprerë çdo çast, çdo ditë, anembanë Shqipërisë.

Edhe këto muaj, ne luftuam për demokracinë.  Unë besova se falë fuqisë së mrekullueshme të popullit tonë ne do fitonim dhe do ti kthenim Shqipërisë demokracinë.

Por këtë herë kjo nuk mjaftoi.  Nuk mjaftoi sepse këto zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë.

Ne hymë në këtë betejë jo me një kundërshtar politik, por me një regjim që bëri gjithçka për ta shkatërruar garën e ndershme elektorale.

Ata ndryshuan kushtetutën dhe kodin zgjedhor duke thyer të gjithë rregullat. Dhjetëra mijëra vota të pavlefshme, numri më i madh ndonjëherë dhe dy herë më shumë sesa diferenca mes dy palëve.

Miliona euro të hedhura për të realizuar blerjen më të madhe industriale të votës duke shkaktuar deformimin më të madh të vullnetit të zgjedhësve.

Ata përdorën milionat e koncesioneve të korruptuara,  vodhën të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë, përdorën kriminelët dhe bandat,  kërcënuan dhe shantazhuan votuesit, administratën, gazetarët dhe median  duke e bërë edhe më të madhe masakrën elektorale,” tha Basha.

Zjarr Tv Ad