Kryediplomati gjerman: BE përfundimisht duhet t’i japë Kosovës vizat

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, sot ka folur për perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Republikën e Kosovës.

Mass ka thënë se mesazhi gjerman është i qartë.

“Një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk do ta rriste vetëm stabilitetin rajonal por do të hapte gjithashtu edhe rrugën për perspektivat e të dy vendeve për Bashkimin Evropian”, ka thënë Mass në një konferencë për media.

Kryediplomati gjerman ka thënë më tej se kur flitet për pragmatizëm, atëherë beson që “Bashkimi Evropian duhet përfundimisht që t’ia japë Kosovës liberalizimin e vizave, vendit të vetëm që vazhdon të jetë i përjashtuar nga e drejta për udhëtim në Evropë”, ka shtuar Mass.

Zjarr Tv Ad