Kryemadhi bën “mea culpa”: Kemi gabuar! Ramës do i thyejmë turinjtë

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në fjalën e saj nga protesta para Parlamentit, tha se sot të gjithë duan që të largohen nga Shqipëria, për shkak të situatës ku ndodhet vendi.

Ajo bëri një thirrje për policët e vendosur si kordon para parlamentit, duke thënë se ndodhen mes zjarrit, pasi janë me qytetarët por se duhet të bëjnë detyrën.

“Sot ata janë këtu njësoj si ne, janë vëllezërit tanë. Se ata kanë rrogën më të ulët që mund të ketë një polic, i cili duhet të përballet me krimin dhe trafikantët”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo tha se politikanët kanë fajin e tyre që shpesh kanë mbyllur sytë, por shtoi se është më mirë vonë se sa kurrë.

Në këtë drejtim deklaroi djegia e mandateve të opozitës, ishte përgjegjësi e plotë e atyre deputetëve që morën përsipër të bëheshin njësh me popullin dhe e vetmja mundësi për të treguar se interesi publik është më i rëndësishëm se interesi i pesë njerëzve që drejtohen nga Edi Rama.

“Djegia e mandateve është një ‘mea culpa’ e të gjithëve ne para jush, pasi ne nuk do të ndalemi dhe do ecim përpara, për të thënë se fatin shqiptarët e kanë në dorë vetë dhe jo një njeri dhe për të thënë se politikanët janë shërbëtorët e qytetarëve dhe jo e kundërta. Kemi shumë për të bërë ne si opozitë, pasi kemi bërë aq shumë gabime, sa që na duhet së bashku ti rregullojmë”, deklaroi kryetarja e LSI.

Ajo shtoi se së bashku me kryedemokratin Lulzim Basha, gjithë ish-deputetët dhe gjithë popullin shqiptar, duhet të hapin një etapë të re “Duhet të sjellim erën e ndryshimeve”.

Kryemadhi bëri një thirrje për Kryeministrin Edi Rama, duke thënë se “Shqiptarët kur ngrihen, ngrihen fortë dhe të thyejnë turinjtë”

Sipas saj, Rama është Kryeministri që i ka bërë më keq shqiptarëve vitet e fundit.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, bashkë me ish-deputetët dhe mbështetësit e tyre mbajnë sot protestën e shtatë para godinës së Parlamentit.

Kjo është protesta e radhës e opozitës, me anë të së cilës kërkohet largimi i Kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.

Zjarr Tv Ad