Kryemadhi: Do mbrojmë interesat e qytetarëve, nuk i njohim 74 mandatet e PS-së

0
422
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka qenë e ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24 ku ka folur për aktualitetin politik dhe për nisjen e punës së parlamentit të ri.

Në bashjëbisedimin e saj me gazetaren, Kryemadhi pranoi se me bërjen e Metës President të Republikës, përgjegjësia e saj si kryetare e partisë është më e madhe.

Kjo pasi tashmë LSI është në opozitë dhe duhet të luftojë fort për interesat e qytetarëve.

Lidhur me çështjen e votimit të Gramoz Ruçit si Kryetar Kuvendi, kryetarja e LSI-së ka sqaruar edhe njëherë pozicionin e forcës që përfaqëson duke thënë se vota e LSI-së do jetë kundër.

Ndër të tjera Kryemadhi tha se LSI i ka denoncuar zgjedhjet e 25 qershorit dhe nuk i njeh 74 mandatet e marra nga PS.

‘Ne nuk jemi në parlament se njohim zgjedhjet, por ngaqë përfaqësojmë 225 mijë e 73 vota të shqiptarëve.’

Ndërsa lidhur me qeverinë e re Kryemadhi tha se sa më e vogël të jetë ajo, aq më i madh pritet të jetë korrupsioni duke qenë se vetëm 2 ministri do kenë 80% të gjithë buxhetit.

Në fund Kryemadhi u shpreh se nuk kishte asgjë kundër emrave të përveçëm por e ka me sistemin, pasi çdo debat është parimor dhe jo personal.

Zjarr Tv Ad