Kryemadhi: Krenare për ata që nuk pranuan të jenë në Kuvend

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë takimit me strukturat e partisë që drejton në kuadër të protestës së 16 marsit, ka komentuar edhe djegien e mandateve. Kryemadhi u shpreh se ndihet mjaft krenare për të gjitha ata që hoqën dorë nga Kuvendi dhe se pavarësisht veprimit ekstrem, kanë bërë gjënë e duhur.

“Që i thonë jo kapjes, jo pengmarrjes, riktheu edhe njëher LSI-në e pakapur dhe principet që ne duhet të bënim kartarsis tonë.  Të gjithë ata që nuk pranuan të jenë pjesë e parlamentit të krimit janë krenaria e Kryemadhit dhe LSI. Ne jemi të bindur që ju keni bërë veprimin e duhur, është veprim ekstrem.

Për të gjithë ju që nuk besoni në principet në drejtësi, Ligji i Teatrit, Ligji I pronave, Ligji i Dividentit që vjedh miliona euro nga shqiptarët dhe pasuron oligarkët, heqja e së drejtës së fjalës për opozitën në Kuvend, e cila është e paligjshme.

Më thoni në cilën gjykatë mund të ankohet opozita sot.

Zjarr Tv Ad