Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e partisë së saj në Elbasan tha se viti që sapo ka nisur, 2020-ta, do të jetë viti një dekadë e re me shpresa për të rinjtë. Teksa i uroi suksese anëtarëve të rinj të LSI-së Kryemadhi u kthye pas në kohë, ndërsa pohoi se kartën e parë të një partie politike ajo e kishte marrë kur ishte 17 vjeçe.
“Asnjë anëtar i LSI-së nuk e sheh veten larg problemeve që ka Shqipëria. Ky vit që hap dekadën për Shqipërinë europiane, për një vend që ndryshim, në drejtim të mirëqenies, dhe zhvillimit, dekadën e Shqipërisë të shqiptarëve. Gëzuar 2020-ën, mbarësi dhe suksese. Ndryshe nga herët e tjera, do doja që në Elbasan, meqë jemi në kuadër të anëtarësive të reja, ta nisja me shpërndarjen e kartave për anëtarët e rinj. Kartën e një partie politike e kam marrë kur kam qenë 17 vjeçe. Ka qenë një emocion i madh. Pasi një njeri beson tek ëndrrat e tij. Ndaj mund të ndryshojmë mentalitetin.”, -tha Kryemadhi.