Kryemadhi nga Korça fton qytetarët: Bashkë do të ndërtojmë një alternativë që i përgjigjet vendit

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka nisur një tur takimesh me strukturat e partisë në të gjithë vendin. Ditën e djeshme ajo është ndalur në qytetin e Korçës nga ku ka dhënë një mesazh tepër të qartë. Ajo tha se LSI do të vijojë misionin e saj  në përfaqësimin pa kompromis të interesit më të lartë të qytetarëve.

Kryemadhi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ti bashkohen LSI-së, e që bashkë sipas saj, le të bëhen një alternativë të besueshme që do I përgjigjet nevojave të vendit.

“Sot në qytetin e Korçës, ku të gjithë janë të qartë mbi arsyet e vërteta të masakrës elektorale, që lejuan vazhdimin e mandatit të qeverisjes aktuale. Qytetarët e ndjejnë në përditshmëri, peshën e rëndë të këtij monopoli mbi jetën politike, pasojat e të cilit ndihen mbi të gjitha nga ekonomitë e familjeve shqiptare. Një stabilitet i keqqeverisjes, që dita ditës zbras vendin nga të rinjtë, forca punëtore dhe shtresa e mesme.

LSI do të vijojë pa ndalim misionin e saj, në përfaqësimin pa kompromis të interesit më të lartë të qytetarëve. Çdo shqiptar është i ftuar të na bashkohet, për të ndërtuar bashkë një alternativë të besueshme që i përgjigjet siç duhet nevojave të vendit.”, shkruan ajo.

Zjarr Tv Ad