Kryemadhi sfidon Ramën të përgjigjet publikisht: A e ka referuar në Prokurori Qeveria rastin e 3 Inceneratorëve dhe Klodian Zoton? Shqiptarët meritojnë transparencë

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryetarja e LSI-së, aktualisht deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi i ka drejtuar një pyetje publike kryeministrit Edi Rama, i cili ditën e sotme u shpreh se ka referuar në prokurori të gjitha rastet e ndërtimeve pa leje, apo të abuzimeve.

Por Kryemadhi ka kërkuar nga Rama t’i përgjigjet publikisht nëse ka referuar në prokurori rastin abuzim të 3 inceneratorëve dhe të Klodian Zotos. Deputetja e Partisë së Lirisë ka sfiduar kryeministrin, teksa i bën thirrje që të bëjë transparencë.

Një pyetje shkurt që duhet t’i përgjigjet KM :  A i ka referuar Qeveria Shqiptare 𝟯 𝗶𝗻𝗰𝗲𝗻𝗲𝗿𝗮𝘁𝗼𝗿ë𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗞𝗹𝗼𝗱𝗶𝗮𝗻 𝗭𝗼𝘁𝗼𝗻 në prokurori për evazion fiskal ? E meritojnë shqiptarët kaq transparencë z. KM.  Përgjigju publikisht nëse mundesh…me qene se lufton krimin financiar dhe të dhemb kaq shumë”, shkruan Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad