Monika Kryemadhi, deputete e PL, ka kërkuar sekuestrimin e inceneatorit të Tiranës nga SPAK-u, duke sjellë si dëshmi lidhjen direkte me kompaninë “Pivot 04”, e përfshirë në thithjen e parave të inceneratorëve.
Në shënimin e saj në Fb, Kryemadhi shkruan: “Pivot 04”, kompania që ka çuar në sekuestrimin e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit, ka marrë para nga inceneratori i Tiranës. Pse nuk e sekuestron SPAK edhe inceneratorin e Tiranës? S’ka asgjë komplekse, përveç faktit se paratë e shqiptarëve po shkojnë tek një vepër kriminale,” nënvizon deputetja.
Në vijim, Kryemadhi ka sjellë këto të dhëna si dëshmi: 40 milionë lekë të kaluara nga Inceneratorit i Tiranës në llogarinë e Arbër Denizit, pronarit të kompanisë “Pivot 04”.
Kompania Pivot 04, e denoncuar nga Kryemadhi që në 20 shkurt 2022:
Në muajin shkurt 2022, Kryemadhi ka bërë këtë denoncim në Fb, ku përmend rolin që ka luajtur kompania Pivot 04:
Kryemadhi: “Nga njëra anë rriste taksat, e nga ana tjetër, Erion Veliaj i siguronte me firmën e tij, pa miratimin e Këshillit Bashkiak, një pagesë minimale të garantuar për 30 vjet, inceneratorit të Tiranës.
Lefter Koka, tashmë me CV të pasur nga Elbasani dhe Fieri, ka përfituar deri në dhjetor 2021, të paktën 500 mijë euro nga inceneratori i Tiranës. Po po, është e vërtetë, mos u habisni, ish Ministri Koka ka marrë qokë 500 mijë euro deri në atë moment, përmes dy kompanive fiktive të lidhura me të, PIVOT-04 dhe A.S Group.
SPAK duhet menjëherë të urdhërojë Qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës të ndalojë pagesat ndaj inceneratorit, roli i vetëm i të cilit ka qënë qarkullimi i parave nga buxheti i Qeverisë dhe Bashkisë në xhepat e Rilindjes!
Ruaj bindjen e plotë, se edhe përtej intimidimit nga qeveria dhe Erion Veliaj, i cili është kapur edhe në përgjim duke prezumuar se ka nën kontroll prokurorët e SPAK, ata do të dijnë të ngrihen në lartësinë e detyrës. Kanë mbështetjen time të plotë dhe inkurajoj të gjitha institucionet vendase dhe të huaja, t’i shprehin publikisht mbështetjen në këtë moment vendimtar! Ky është moment integriteti, dhe e vërteta do na çlirojë të gjithëve!”