Kryeministri Avdullah Hoti: Janë siguruar 2 milionë vaksina/ Në shkurt 20 mijë vaksinime në ditë

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka deklaruar se; Kosova ka planifikuar të vaksinojë 20 mijë qytetarë brenda ditës, pasi të arrijnë vaksinat e para në muajin shkurt.

Në një konferencë për shtyp, Hoti prezantoi strategjinë për vaksinimin e populates, ku tha se tre grupe do të kenë prioritet për vaksinim: punonjësit dhe stafi shëndetësor, individët mbi 65 vjeç dhe personat me rrezikshmëri të lartë, pra ata me sëmundje kronike.

“Kemi siguruar 2 milionë vaksina…20 mijë qytetarë do të vaksinohen brenda ditës…”, ka thënë Hoti.

Gjithashtu, Hoti tregoi se; janë konkretizuar negociatat me kompaninë amerikane Pfizer për sigurimin e 535 mijë dozave të vaksinës. Po ashtu, ai shtoi se kanë negociuar për marrjen e 600 mijë dozave të vaksinave nga Austria, si dhe nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Kosova pritet të marrë 720 mijë doza, apo vaksina të mjaftueshme për 20 përqind të popullatës.

Kryeministri sqaroi se; të gjithë qytetarët që do të vaksinohen, do të futen në një bazë të dhënash dhe do të pajisen me një kartelë të imunizimit. Ai tha se pret që strategjia e hartuar nga Komiteti për imunizim, t’i shkojë shpejt qeverisë së Kosovës për miratim.

Zjarr Tv Ad