Kryeministri britanik Boris Johnson shërohet nga COVID-19, del negativ në testin e fundit

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri britanik Boris Johnson është tashmë i shëruar nga koronavirusi. Johnson ka rezultuar negativ në testin e fundit për COVID-19 të cilit i është nënshtruar.

Johnson doli nga spitali St. Thomas në Londër të dielën, një javë pasi u shtrua për shkak të koronavirusit. Ai kaloi në disa etapa të sëmundjes dhe madje edhe në terapi intensive para se të niste rrugën e shërimit.

Në një video-mesazh publik në “Twitter”, nga shtëpia e tij kryeministri britanik shprehu falënderimet më të thella për të gjithë personelin mjekësor, që i shpëtoi jetën dhe që po luftojnë çdo ditë në vijën e parë të betejës me virusin e frikshëm.

Mes të tjerash, dhe teksa shprehte besimin e plotë se Britania do ta fitonte edhe këtë betejë, si ka kapërcyer shumë sfida në të kaluarën, Johnson shprehu një falënderim të veçantë për dy infermiere, që sipas tij, i kanë qëndruar te shtrati për 48 orë, në momentet më kritike të tij.

“Është e vështirë të gjesh fjalët për të shprehur borxhin tim ndaj mjekëve, që më shpëtuan jetën. Së bashku do ta kapërcejmë këtë sfidë, pasi kemi kapërcyer aq shumë sfida në të kaluarën”, shkruan Johnson.

Zjarr Tv Ad