Shtohen rastet me koronavirus në Shqipëri, 21 raste të reja në 24 orët e fundit, 467 raste në total

0
131
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Numri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë ka shkuar në 467, nga të cilët 232 janë shëruar.

Task forca e ministrisë së Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë testuar 193 persona dhe u konfirmuan pozitiv 21 raste të reja, nga këta 13 janë në Shkodër.

Po ashtu sipas ministrisë së Shëndetësisë nga të infektuarit e fundit. 1 është personel mjekësor dhe 2 fëmijë.

23 viktima nga COVID-19

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

52 pacientë në dy spitale

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 43 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre janë të intubuar.  Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 52 pacientë.

Zgjerohet harta e të prekurve

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Shkodër 13 raste, Durrës me 1 rast dhe Hasi me 1 rast. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë që vazhdon procesi hetimit epidemiologjik në terren.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë           221 raste

– Durrës           42 raste

– Lushnje         6 raste

– Elbasan         15 raste

– Fier                32 raste

– Kavajë           8 raste

– Rrogozhinë    4 raste

– Korçë             17 raste

– Vlorë              5 raste

– Shkodër          70 raste

– Lezhë             14 raste

– Berat              2 rast

– Has                13 raste

– Krujë             6 raste

-Tropojë          4 raste

– Pukë              5 raste

– Mirditë           3 raste

Apeli i ministrisë: Respektoni distancimin social

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Zgjerimi i fashës orare të lëvizjes është një lehtësim që kërkon përgjegjësi nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit, ruajtjen e higjienës personale.

Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhen të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19. 

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Zjarr Tv Ad