Kryeministri bullgar: Kosova është pas nesh

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri bullgar, Boyko Borisov sot në Bruksel është shprehur se NATO është garantuesi i vetëm i sigurisë në rajonin e Ballkanit.

‘Unë nuk dua të komentoj NATO-n, pasi Krimea është në të majtë në Detin e Zi, Stambolli është në të djathtë dhe Kosova është pas nesh”, tha Borisov pas takimit me Sekretatin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ne po armatosemi për të qenë të fortë dhe për të parandaluar çdo plan kundër territorit tonë dhe aleancës tonë”, tha Borisov.

Ai shtoi se po punohet në termocentralin e Belenës për të mbajtur një dialog me Rusinë dhe një ekuilibër që lejon Bullgarinë të luaj rol kryesor në Detin e Zi.

“Ne nuk po bëjmë asgjë fshehtë. Marrëveshja e nënshkruar me NATO-n mbi Qendrën e Koordinimit në Varna gëzon mbështetje të jashtëzakonshme të aleancës”, tha Borisov, raporton Rtk.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se Bullgaria, e cila po feston përvjetorin e saj të 15-të të anëtarësimit në Aleancë në vitin 2019, po kontribuon në sigurinë e përbashkët në shumë mënyra, si dhe sigurinë e Detit të Zi, dhe shtoi se mjedisi i sigurisë në rajonin e Detit të Zi ka ndryshuar dhe se NATO do të rritë praninë tuaj si përgjigje. Stoltenberg përshëndeti rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen e Bullgarisë në 3.25 përqind të PBB-së në vitin 2019, duke e renditur Bullgarinë në mesin e nëntë vendeve të NATO-s që plotësojnë shpenzimet mbi 2 përqind të PBB-së. Këto përpjekje e bëjnë NATO-n më të fortë dhe Bullgarinë më të sigurt, tha Stoltenberg.

Zjarr Tv Ad