Kryeministri nuk pyet për masat anti-Covid: Jam krenar për patronazhistët

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rama:

Faleminderit të gjithëve! Kjo është fitorja më e vështirë dhe më e madhe e bukur e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Me gjithë numrin marramendës të fletëve të pavlefshme të atyre që kanë zgjedhur 12 por kanë gabuar shenjën e preferencës ne e kemi thyer rekordin tonë. Ky është rekordi historik i kësaj skuadre të madhe të njerëzve të jashtëzakonshëm që nuk ka të dytë në këtë vetë.

Me një përqafim të madh për të gjithë ju këtu dhe kudo! Unë jam sot krenar si asnjëherë për ju për çdo vajzë djalë burrë e grua që u angazhua si patronazhist, kordiantor që dha më të mirën për ne. Kampione në fuqi, kampione përsëri.

Më shumë se asnjëherë jam krenar për shqiptarët që me urtësinë, vendosmërinë dhe votën e tyre kaluan një provë sfiduese për Shqipërinë. Shqipëria vendosi, fitoi! Fitoi karakteri ynë si një forcë e pathyeshme edhe përballë fatkeqësive natyrore. Fitoi pakënaqësia jonë mbi gjërat që nuk shkoi duke punuar më fortë dhe jo duke u ankuar më shumë. Fitoi durimi y në i kalitur në vështirësi të mëdha. Fitoi forca më e madhe demokratike për Shqipërinë . Gëzuar fitoren sepse është e gjitha e juaja.

Zjarr Tv Ad